Xhuliano Skuka kthehet në shtëpi

Partizani zyrtarizon një goditje të madhe në merkato. Xhuliano Skuka, pas një eksperience jashtë vendit, rikthehet te klubi kryeqytetas. Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e kuq.

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Sulmuesi 26 vjeçar pas eksperiencës në rumani me ekipin e Poli Iasi tashmë do të jetë pjesë e të kuqve. Skuka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare duke konfirmuar edhe një herë se Partizani mbetet zgjedhja e vetme në Shqipëri.”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Skuka spikati me Partizanin në sezonin 2022-23 dhe më pas u transferua në Francë te Metz. Sulmuesi ëm pas u huazua te Maribor, Partizani, Penafiel dhe së fundi me Poli Iasi, ndërsa nga dita e sotme është rikthyer në shtëpi dhe do të veshë fanellën e Partizanit për 3 sezonet e ardhshme.

sfidanti.al