Trajneri i Serbisë për kritikat e listës: Janë grumbulluar më të mirët

Serbia publikoi listën e të ftuarve pak ditë më parë,  për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Për takimin kualifikues të Botërorit, te serbët mungonin emra të rëndësishëm, ndërsa nuk kanë munguar kritikat për zgjedhjet e trajnerit Dragan Stojkovic. “Është në dorën e Svilarit, jo në timen. Mos prisni që të shkoj në Romë, mund të dal për ndonjë drekë, për një kafe, të shikoj një ndeshje, por të shkoj të lus dikë, kjo nuk do të ndodhë. Jo vetëm për Svilarin, por askënd. Keni bërë gabime. Shumë mirë, gjithë të mirat, secili ka të drejtë të marrë vendimet e veta. Është në dorën e tij të pranojë nëse ka dëshirë. Atëherë tha se donte t’i përkushtohej klubit të vet sepse kishte mundësi të futej si portier titullar, deshi të përqendrohej aty. E shfrytëzoi mundësinë dhe më vjen shumë mirë për këtë. A jam unë problemi? Menjëherë pas kësaj konference jap dorëheqjen. Ndoshta jo menjëherë, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Por mendoj që nuk është e vërtetë. Këta janë lojtarë që panë që nuk ka vend për ta dhe pastaj thonë “Unë po tërhiqem”. Ekipi ndryshon, lojtarët thirren sipas meritës. Mendoni që Lazoviçi nga Verona, që çdo vit lufton për të mos rënë nga liga, është ajo që i duhet Serbisë? Dmitroviç? Portier i shkëlqyer, por vendosa për Petroviçin. Kam gabuar? Jo, nuk kam. Dhe cili është problemi? Dmitroviçi është i zemëruar? Edhe unë jam i zemëruar që nuk e fituam ndeshjen kundër Sllovenisë.

 

 


sfidanti.al