Antonio Konte, njeriu që e bashkoi Çelsin drejt titullit!

Tek Çelsi kanë një shprehje, “është keq kur trajneri nuk i flet presidentit, por më e keqja është kur presidenti nuk i flet trajnerit”. Në “Stemford Brixh” kjo nuk ndodhi, por pati një moment të sezonit kur u duk se rrugët po ndaheshin. Në shtator, pasi Liverpuli erdhi dhe mori barazimin me shumë autoritet brenda në Londër, erdhi katastrofa 0-3 në fushën e Arsenalit. Roman Abramoviç me siguri u dëshpërua dhe u nervozua shumë, ndërsa miliarderi rus nuk njihet si njeri me durim të madh. Ai erdhi shpesh në fushën e stërvitjes dhe (të paktën) bisedoi me Konten.

Ishte në ato momente, që trajneri italian vendosi të bënte ndryshimin e rëndësishëm dhe të rrezikshëm, për të kaluar tek skema 3-4-3. Ashtu i fitoi titujt tek Juventusi, por në Torino pati Kielinin, Bonuçin e Barxalin, plus Bufonin pas tyre. Gjithsesi, kjo eci edhe tek Çelsi, edhe pse lojtarë si Azpilikueta nuk kishin luajtur kurrë si mbrojtës qendre. Konte ishte i veçantë në intensitetin e punës së tij deri në hollësitë taktike apo të ushqimit, duke u dalluar edhe nga një “manjak” si Zhoze Murinjo. Ai po ashtu krijoi një shpirt skuadre, duke organizuar darka së bashku, ndërsa u përshtat edhe me mënyrën angleze të jetimit të futbollit.

Nga vendi i 10-të i sezonit të kaluar, në titullin kampion dy javë para fundit, Çelsi u nxit nga karakteri dhe tipi i trajnerit të vet. Njëkohësisht me punën dhe seriozitetin, Konte festoi si i çendur për çdo gol dhe pas çdo fitoreje. “Ashtu siç e shihni gjatë ndeshjes, ashtu sillet gjithnjë, – thotë braziliani Uillian, – pas ndeshjeve, nëse fiton, ai vjen tek ne, dhe bëhet i çmendur”.

Sfidanti.al