Deri në 500 euro kushton “patriotizmi” me Serbinë..!

Stadiumi “Arena Kombëtare” po na kthehet në “Medison Square Garden”, arenën e famshme amerikane, ku  thuhet  se sa më shumë ti afrohesh fushës, aq më pranë e ke “vdekjen e portofolit”.  Tamam atë ditë, kur do të luajë Shqipëria me Serbinë,  biletat do të kapkan shifrat rekord, mu  në zonën “oligarkëve”…  40 mijë apo edhe 50 mijë lek të reja! Pra, troç muhabeti, 500 euro një biletë ! Pale kur thonë se Kombëtarja është e të gjithëve, është krenaria jonë, por nuk thuhet se është edhe gjoba jonë. E dini sa  shtrenjtë shitet krenaria.? 500 euro!  Ky është çmimi i “patriotizmit” për ndeshjen me të dashurin armik, Serbinë.

Sa i bukur skenari i “shqiponjave” tona, sepse edhe serbët  thonë se janë vend shqiponjash! Nga njëra anë predikohet se në stadium do të ketë një filtër special për ata që do ta meritojnë  të jenë pranishëm, pra do të futen ata  me “biografi të mirë”, nga ana tjetër katapulton ethshëm çmimi i biletës!  Po pse kushton kaq shumë çmimi i biletës për të parë Serbinë, kur kemi parë Spanjën dhe Francën me  çmime të tjera. Siç duket, ka ndryshuar bursa politiko-sportive  : dikur paguanim shtrenjtë për atë që e donim shumë, tani paguajmë shumë shtrenjtë për atë që nuk e duam….

Sfidanti.al