Finalja e Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-19 mes Tiranës dhe Teutës përfundoi me tension dhe përplasje. Teuta siguroi fitoren me rezultat 2-1 në ndeshjen e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, por pas vërshëllimës së fundit situata doli jashtë kontrollit. Lojtarët e Tiranës u futën në fushë dhe nisën përplasjet fizike, duke shkaktuar një sherr masiv. Përleshjes iu bashkuan edhe anëtarë të stafit dhe disa tifozë. Sa i përket ndeshjes, heroi i Teutës ishte Devit Demirçani, i cili shënoi dy herë në minutat 57 dhe 88. Ndërsa Tirana reagoi vonë me golin e vetëm të Valentin Përgjonit në minutën e 93-të.
sfidanti.al