Egnatia është kampione e Shqipërisë për sezonin 2024-2025. Rrogozhinasit ia dolën të mbrojnë trofeun e kampionit, të cilin e fituan edhe një vit më parë. Në finalen e madhe në “Arena Kombëtare”, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova, triumfoi me rezultatin e pastër 4-0, falë dopietës së shënuar nga Lushkja dhe golave nga Leo Melo dhe Ujkja. Vllaznia zhgënjeu totalisht, pavarësisht se në stadium kishte një mbështetje të madhe tifozësh, të cilët kishin udhëtuar nga Shkodra për trofeun. Egnatia konfirmon dominimin në futbollin shqiptar, duke fituar titullin kampion për të dytin vit radhazi.
sfidanti.al