Barcelona pritet të zyrtarizojë rinovimin e kontratës me trajnerin Hansi Flick, i cili po mbyll një sezon pozitiv në drejtimin e skuadrës katalanase. Palët kanë qenë në bisedime për disa javë, dhe tashmë kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2027. Flick mbërriti verën e kaluar te Barcelona me një kontratë dyvjeçare, që përkonte me mandatin aktual të presidentit Joan Laporta, i cili përfundon vitin e ardhshëm. Megjithatë, pas performancave pozitive të skuadrës në sezonin aktual dhe fitores së katërt sezonale ndaj Real Madridit në El Clasico, drejtuesit e klubit kanë vendosur të zgjasin qëndrimin e teknikut gjerman.
sfidanti.al