100 vjet Giro d’Italia, aktori Patrick Dempsey i ftuari special

Një nga ngjarjet më të rëndësishme ciklistike në botë, Giro d’Italia që këtë vit feston 100 vjetorin e saj, këtë vit pati një vizitor të veçantë bëhet fjalë për aktorin Patrick Dempsey i njohur më shumë për rolin e tij Dr. Derek Sheperd në serialin e suksesshëm ‘Grey’s Anathomy’. Dempsey u paraqit në prag të fillimit të etapës së 7 të këtij evenimenti pasi ai është imazhi i TAG Heuer, kompania zyrtare e matjes së kohës së Giro d’Italias. Patrick Dempsey është një ndër aktorët me të vlerësuar nga publiku femëror falë sukseseve të tij në filma të ndryshëm Hollywoodianë. në momentin e startit të garës, Dempsey u bashkua me ciklistët eskuadrës BMC duke i shoqëruar ata deri në vijën e startit të etapës, për ta ndjekur më pas atë në bordin e një makine të organizatorëve. Patrick Dempsey është i apasionuar pas sportit ddhe këtë e tregon fakti që ai në vitin 2015 realizoi ëndrrën e tij për të marrë pjesë në garën ’24 Orët e Lë Mans’ të cilën e mbylli në vendin e dytë.

sfidanti.al