Futbollisti i Jaguares Chiapas, Jonathan Fabbro është në telashe të mëdha. I fejuari i Larissa Riquelmes e cilësuar si imazhi sensual i Botërorit të 2010, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 9 vjecare. Mësohet se argjentinasi, me të cilin bukuroshja paraguajane është e lidhur prej disa vitesh e ka kryer këtë krim në periudhën 2014-2016. Sipas televizionit C5N, ishte vëllai i viktimës ai që kishte bërë denoncimin ndaj Fabbros i cili kishte dërguar mesazhe me tone të forta seksuale. Mësohet se tashmë është marrë edhe dëshmia e vetë viktimës, ndërkohë që ajo do t’i nënshtrohet edhe verifikimeve mjekësore. Nëse do të vërtetohet se Fabbro ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 9 vjeçaren, atëherë futbollisti rrezikon dënim me 20 vjet burg. Ky lajm bëhet publik vetëm pak ditë pasi Larissa Riquelme kishte festuar 6 vjetorin e lidhjes së saj me Jonathan Fabbron.
sfidanti.al