Edhe pse kanë kaluar shumë vite, njëri prej protagonistëve të Çelsit në finalen e madhe të Championsit të humbur në Moskë përballë Junajtid ende kujton me mëri vendimin që mori Xhon Terri, i cili ishte autori i penalltisë së humbur. “Ne kishim vendosur para ndeshjes se si do të godisnim penalltitë, por Terri në momentin e fundit kërkonte lavdinë personale dhe mori ndryshoi këtë renditje. Mbaj mend se penalltinë e fundit duhet ta ekzekutonte Solomon Kalu, por ne ndryshuam mendje dhe për këtë motiv them se u ndëshkuam duke humbur trofeun. Futbolli është shumë i ashpër dhe nëse nuk bën gjërat siç duhet të ndëshkon”, tha Klod Makele.
sfidanti.al