Vllaznia jep detajet për transfertën drejt titullit kampion

Vllaznia do të luajë më 12 maj ndaj Egnatias, me objektiv rikthimin e titullit kampion. Në Shkodër presin prej 24 vitesh trofeun më të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Transporti për tifozët kuqeblu, që nisen nga Shkodra, do të jetë falas. Për këtë Vllaznia ka publikuar detajet e transfertës drejt Tiranës.

Njoftimi i Vllaznisë:

“BASHKË NË FINALEN E MADHE. KF Vllaznia i vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që duan të udhëtojnë drejt “Arena Kombëtare” për të ndjekur finalen e madhe Vllaznia – Egnatia , të hënën më 12 maj. Klubi ka vënë në dispozicion autobusë FALAS për të gjithë tifozët që nisen nga Shkodra drejt Tiranës! Grumbullimi bëhet tek stadiumi “Loro Boriçi” në orën 15:00 dhe nisja në 15:30. Rezervo vendin tënd deri të shtunën ora 19:00 në numrin: 0692394133 Biletat mund t’i siguroni pranë dyqanit Universal në Shkodër ose online në ebileta.al. Vllaznia – një jetë, dy ngjyra, një skuadër!”

sfidanti.al