Pas Pogba, Fooball Leaks ‘shenjestron’ Balotellin, Tevez e Schëeinsteiger

Pas Paul Pogba, në shënjestrën e Football Leaks përfundojnë Mario Ballotelli, Carlos tevez e Bastian Schëeinsteiger. Sulmuesi i Nice është përfshirë në këtë çështje për shkak të një shpërblimi të çuditshëm të përcaktuar në kontratën e tij me klubin transalpin. Sipas kësaj kontrate, Balotelli ka mundur të përfitojë 1.3 milionë Euro pasi këtë sezon nuk e ka arritur numrin 3 të kartonave të kuq të marrë nga arbitrat e ndeshjeve. Përsa  i përket Carlos Tevez, argjentinasi ka një pagë prej 38 milionë Eurosh në sezon me Shanghain, por kësaj shifre do t’i shtohet edhe ajo prej 950 mijë Eurosh nëse ai do të aktivizohet në 70% të ndeshjeve. Nëse Shanghai do të shpallet kampion i Kinës, Tevez do të përfitojë 950 mijë Euro të tjerë, ndërsa 1.9 milionë do t’i marrë në rast triumfi në Champions League të Azisë. Por jo vetëm kaq Tevez do të përfitojë edhe 450 mijë Euro të tjerë nëse shpallet golashënuesi më i mirë i Super Ligës Kineze. Ndërsa për Schweinsteiger, ‘Football Leaks’ zbulon se Manchester United e shpërbleu mesfushorin me 12.53 milionë Paund për punën e kryer në skudër edhe pse u aktivizua shumë pak nga trajneri Mourinho.

sfidanti.al