Vllaznia, Brdaric i lumtur: Ia dolëm, bravo skuadrës

Tekniku i Vllazisë, Brdaric u shpreh i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Dinamos në gjysmëfinalen e Final Four. “Nuk mund t’i parandalosh të gjitha. Dinamo është një nga ekipet më të mira. Kanë një trajner shumë të mirë. Kanë shumë alternativa. Ishim pak në vështirësi në pjesën e dytë. Por shtuam një qendërmbrojtës dhe ishim më mirë. Gruda mori një karton të verdhë dhe nuk donim të rrezikonim më shumë. Partizani apo Egnatia? Kam respekt për të dyja. Egnatia është kampione në fuqi. Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë. E dimë që Partizani do të luftojë deri në fund. E kanë merituar të jenë këtu. Nuk e di nëse do të jem këtu në stadium, apo do ta shoh në shtëpi. Ne e kemi merituar fatin. Herën e fundit nuk kishim një stol me kontigjent, ndërsa këtë vit e kemi. Edhe fryma e grupit. Kemi shumë energji me njëri-tjetrin”

sfidanti.al