Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, moj dhunë Superiore? Tek politika apo tek futbolli? Apo tek të dyja bashkë sespe trazohen mrekullisht..Grushte poshtë, grushte lart! Dhunë në ndeshjen Tirana- Pogradeci për të mbajtur kokën në Superiore, grushte edhe në fund të ndeshjes gjysmëfinale Dinamo – Vllaznia.
Dhe në këtë të fundit, dhuna u ngjit lart, tek burimi nga vjen e “pastër”. Dhe kur nuk e zgjidh dot populli poshtë , në skenë dalin shefat me “dorën e rëndë”. Nuk dihet çfarë u tha dhe si ndezi fitili i sherrit, por presidenti i Dinamos, Bardhi , një njeri që kurrë nuk kishte veshur mantelin e të fortit, u godit me Tofik Osmanin, drejtorin e Vllaznisë, “ambasadorin e sistemit”..
Prisni, prisni se “Final 4” sapo ka filluar dhe ka plasur saraçineska e penalltive! Një e anulluar për Dinamon, ku arbitri Hamiti ia shkrepi gjasme , për ta “ndrequr” me dy të tjera për Vllazninë, ku gropa e ndeshjes mban emrin kuptimplotë ..VAR!
Sfidanti.al