Festë nga divani! Bayern Munich shpa

Bayern Munich ka fituar titullin kampion në Gjermani, për sezonin 2024-2025 në Bundesligë. Bavarezët dështuan ta siguronin trofeun ndaj Leipzig, sfidë në të cilën barazuan 3-3. Megjithatë dhurata ka ardhur nga Bayer Leverkusen. “Aspirinat” u ndalën në barazim 2-2 nga Feriburg dhe diferenca mes vendit të dytë dhe të parë ka shkuar në 8 pikë, kur kanë mbetur dy javë për tu luajtur. Pas një sezoni të luftuar dhe me vuajtje, skuadra e Kompany ia del të kurorëzohet kampione. Bayern Munich numëron 34 tituj kampionë të fituar në histori.

sfidanti.al