Tirana shpëton falë një autogoli

Një autogol shmangu rënien ne Tiranës në Kategorinë e Parë. Bardheblutë fituan minimalisht ndaj Pogradecit, në finalen e “play out”. Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, që kishin raste të mirë për shënim.

Megjithatë takimi u vendos nga nja autogol i Hysenllarit në minutën e 89-të. Mbrojtësi ishte i pafat, kur pa devijimin e tij të shkonte në portën e Pogradecit. Tirana do të luajë sezonin e ardhshëm në Superiore, ndërsa Pogradeci në Kategorinë e Parë.


sfidanti.al