Makina luksoze Porshe e Filipe Kutinjos goditet me gur

Ylli i Liverpulit, Filipe Kutinjo, erdhe në ceremoninë e festimit të klubit të tij me një Porshe Macan luksoze që kushton 60 000 sterlina, por u kthye në shtëpi pa të! Deri sa po ndaheshin çmimet e fundit të sezonit, dikush kishte hedhur gur në makinë, duke i thyer asaj xhamin anësor. Informacionet e  përhapura se ka mundësi që Kutinjo të largohet nga Liverpuli për te Barcelona, në fakt, i kanë shqetësuar së tepërmi tifozët liverpulas, kështu që ka shumë mundësi që një nga këta tifozë nuk është përmbajtur dhe ka goditur me gur makinën e shtrenjtë të Kutinjos.

Ky futbollist brazilian erdhi në ceremoninë e festës me bashkëshortën dhe kishte filluar të jepte autogrtafe, kur dikush nga të pranishmit i tha se ai kishte parë një burrë që kishte goditur me gur makinën e tij.

Policia erdhi, menjëherë, në vendngjarje dhe konstatoi dëmtimin. Kutinjo fiton 200 000 sterlina në javë te Liverpuli, por, tanimë, janë përhapur lajme se ai do të transferohet te Barcelona. Gazeta katalonjase “Sport” publikoi një lajm se ka shumë munësi që Kutinjo të transferohet gjatë verës për në “Kamp Nou” dhe se, nëse do të ndodhë ky transferim, atëherë, do të ketë edhe një thyerje rekordi sa i përket shumës që do të paguhet për këtë lojtar brazilian, ndërkohë që, deri tani, rekordin e transferimit në këtë klub e mban Luis Suarezi që u shit te Barcelona për 82 milionë euo.

Kutinjo, në fakt, pak kohë më parë, nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me Liverpulin, ku është vendosur edhe një klauzolë se futbollisti në fjalë mund të largohet nga klubi, nëse dikush do të paguajë për të 90 milionë euro. Gazeta “Sport” pretendon se Barcelona e ka aktivizuar klauzolën e lartpërmendur.

Sfidanti.al