Një foto historike për Dinamon..pa presidentin Duka!

Na kishte marrë malli sa s’thuhet  për ta parë Dinamon të fitonte një trofe!  Foto që po botojmë është historike  dy herë  : e para që Dinamo më në fund fitoi një trofe, siç është Kupa e Shqipërisë,  dhe e dyta, në foton që po festojnë futbollistët, për herë të parë ,nuk shfaqet “zoti  i trofeve” presidenti Duka. Si ka mundësi që të ketë kuptim festa, pa njeriun kryesor të “dasmës” ?

Ka më shumë se 20 vite që presidenti pozonte si një fitues dominant, nuk shkulej nga  fotot e ceremonisë mikluese dhe fituese të  kampionatit apo Kupës. E tundte  dhe e shkundte  vetë i pari trofeun , pastaj i vinte radha “popullit të futbollit”. Ndaj është kaq e pamundur të besosh në këtë foto “historike”, po aq sa të besosh se në vitet e diktaturës mund  të gjeje ndonjë  zyrë ku të mos ishte varur në ballë portreti i  Enver Hoxhës..

Sfidanti.al.