Na kishte marrë malli sa s’thuhet për ta parë Dinamon të fitonte një trofe! Foto që po botojmë është historike dy herë : e para që Dinamo më në fund fitoi një trofe, siç është Kupa e Shqipërisë, dhe e dyta, në foton që po festojnë futbollistët, për herë të parë ,nuk shfaqet “zoti i trofeve” presidenti Duka. Si ka mundësi që të ketë kuptim festa, pa njeriun kryesor të “dasmës” ?
Ka më shumë se 20 vite që presidenti pozonte si dominant, nuk shkulej nga fotot e ceremonisë mikluese dhe fituese të kampionatit apo Kupës. E tundte dhe e shkundte vetë i pari trofeun , pastaj i vinte radha “popullit të futbollit”. Ndaj është kaq e pamundur të besosh në këtë foto “historike”, po aq sa të besosh se në vitet e diktaturës mund të gjeje ndonjë zyrë ku të mos ishte varur në ballë portreti i Enver Hoxhës..
Sfidanti.al.