Kur vjen Spanja, të cilën më shumë e vështron sesa e kunërshton, sepse të kujtohet një anektodë me Realin e Madridit, kur luajti në Tiranë me Gramozin e Ersekës. Në një moment, u dha një goditje dënimi për Realin. Ronaldo numëron mbrapsht hapat e tij të ritualit, kurse tanët krijojnë një “mur” që habiti të gjithë. Futbollistët tanë i kthyen shpinën yllit madrilen, me fytyra të drejtuara nga porta e tyre. Kur arbitri i pyet me lezet, “pse i kthejnë shpinën lojtarit më të mirë në Botë”, përgjigja që mori ishte unikale:
Edhe ne kemi qejf të shikojmë gjuajtjen e Ronaldos…