Al Hilal i vihet pas Inzaghit

Inter po përjeton një sezon fantastik, të paktën deri në këtë pikë, pasi ekipi zikaltër është në garë për çdo trofe. Në të njëjtën kohë, stafi drejtues po punon edhe jashtë fushës, ku një nga temat kryesore është edhe rinovimi i kontratës me Simone Inzaghi-n. Beppe Marotta, në çdo dalje publike ka theksuar se vullneti i të dy palëve është gjetja e një akordi zyrtar pasi parimisht nuk ka asnjë dyshim që palët dëshirojnë të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre. Për ta trazuar disi këto negociata kanë menduar sheikët arab të cilët ishin të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur live sfidën Inter-Bayern Munich. Sipas mediave italiane, klubi i Al Hilal është i fiksuar pas idesë për të transferuar në Arabinë Saudite teknikun zikaltër. La Gazzetta dello Sport, zbulon se Al Hial është gati t’i ofrojë Inzaghit një kontratë prej 20 milionë euro, plus një merkato me emra big. Sigurisht, t’i rrëmbesh Interit trajnerit në këto kushte duket shumë e pamundur, sheikët kanë në dorë vetëm milionat pa limit, por në aspektin sportiv, as Inzaghi nuk është gati për t’u larguar nga Inter dhe Evropa.

sfidanti.al