Egnatia e këtij sezoni nuk është sulmuese sa vjet, por ka përmirësime shumë të ndjeshme në mbrojtje. Vitin e shkuar, Egnatia grumbullonte 60 pikë pas 34 javësh, dy më shumë se këtë sezon. Gjithsesi, kjo diferencë nuk është përkthyer me vend në renditje, pasi skuadra e Tetovës ndodhet po në vendin e parë. Sa i përket stilit të lojës ka mjaft ndryshime. Skuadra aktuale shënon më pak, por edhe pëson më pak. Vitin e shkuar Egnatia shënonte 50 gola, katër më shumë se këtë vit, ku më së shumti kanë kontribuar mesfushorët. Në mbrojtje këtë vit kampionët në fuqi kanë bërë shumë më mirë, duke pësuar vetëm 28 gola, plot shtatë më pak se vjet.
sfidanti.al