“Të gjithë, përveç kritikëve të zakonshëm, janë shumë të kënaqur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve. E kemi bërë më interesante. Dita e fundit e fazës së parë ishte elektrizuese, me çdo gol që ndryshonte gjithçka. Jo vetëm Liga e Kampionëve, por edhe Europa League dhe Conference League janë fantastike me grupin unik.” Kështu u shpreh presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, për Sky Sport para ndeshjes Celje-Fiorentina.
“Këtu ka një festë të madhe për këtë ndeshje. 25% e banorëve të Celjes janë në stadium sonte. Shpresoj që të kenë një mundësi, edhe pse Fiorentina është shumë e fortë,” shtoi ai. I pyetur nëse kjo formulë do t’i japë fund Superligës, ai u përgjigj: “Superliga nuk ekziston. Fjalët e fundit për Superligën janë thënë shumë kohë më parë.” Më pas, për presidentin e Fiorentinës, Rocco Commisso, shtoi: “Është një pasionant i madh i futbollit. Ndonjëherë e shoh aq nervoz në tribunë sa që shqetësohem për shëndetin e tij. E kam takuar në dy finalet që ka luajtur Fiorentina. Mund të arrijnë sërish deri në fund nëse mundin Celjen. Do të shohim nëse do të arrijnë të ngrejnë Kupën. Është një skuadër shumë e mirë dhe mendoj se kanë një shans.”
sfidanti.al