Skuadra e Cleveland Cavaliers u mund sot 114-112 nga Indiana Pacers, por ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. 7 lojtarë të skuadrës së Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Haliburton me 23 pikë.
Fitore të lehtë korri Milwaukee, që mundi 136-111 New Orleans. Antetokounmpo me 28 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë për Bucks. Pa probleme fiton edhe Minnesota, që falë 44 pikëve të Anthony Edwards mundi 141-125 Memphis.
Detroit triumfoi 115-106 në fushën e tij ndaj New York, sfidë ku u dallua Cunningham, që realizoi 36 pikë. Protagonist me 38 pikë ishte edhe Risacher për Atlanta, që triumfoi 133-109 në fushën e Brooklyn.
Rezultatet:
Detroit – New York, 115-106
Indiana – Cleveland, 114-112
Brooklyn – Atlanta, 109-133
Milwaukee – New Orleans, 136-111
Memphis – Minnesota, 125-141
sfidanti.al