Një lajm tragjik ka tronditur futbollin serb: ish-portieri i Partizanit dhe kombëtares, Radisa Ilic, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pasi ra nga ballkoni i katit të katërt të banesës së tij. Sipas hetimeve të autoriteteve, të raportuara nga mediat lokale, Ilic dyshohet se i ka dhënë fund jetës, pas disa viteve të mbushura me humbje të mëdha dhe vuajtje të thella. Ish-futbollisti jetonte prej disa vitesh në qytetin e tij të lindjes, Bajina Basta, së bashku me nënën e tij. Katër vite më parë kishte humbur vëllanë, pasi më parë kishte humbur edhe babanë, tragjedi që i kishin lënë plagë të pashërueshme. Për më tepër, ai kishte pas vetes një martesë të dështuar: ish-bashkëshortja dhe vajza e tij jetojnë në Beograd.
sfidanti.al