Cili është kulmi i durimit? E patë Tirana me Vllazninë…

Dikur në Shkodër thumbohej  me humor se kulmi i durimit është kur Vllaznia të jetë duke e  humbur ndeshjen dhe tamam në minutat e fundit topin që ka  dalë jashtë fushë ta kapte  humoristi pikant ..Shtjefën Palushi! Tani në Shkodër mund të mburren se është thyer rekordi përsa i përket ..kulmit të durimit !

Ndeshja Tirana – Vllaznia që u luajt dje në Elbasan , sidomos pjesa e dytë,  ishte  një përballje qe shkonte tej miqesores , sa mund të thuhet se ishte “kulmi i durimit” t’i rezistoje takimit deri në fund. Nuk i besoje dot syve, ku  dy ekipe që kanë bërë historinë e futbollit, ta zvarritnin topin deri në livani.  E zhytën lojën në një batak të tillë  monotonie, sa disa  tifozë nga Elbasani u  thiirwm  nga shkallet : ” O Tirana, O  Vllaznia,  a doni ndonjë bollokum që t’iu vinë fuqitë !”

Sfidanti.al