Zgjidhni: një mandarinë me pesticide apo futboll i helmuar?

Sa mirë paska qënë kur ishim keq! Dikur ishte ndryshe.. merrje  një lugë helm dhe mbaroje  punë, kurse në ditët e sotme të “rekomandojnë” që helmin ta marrësh ..pak nga pak! Pyetja konkrete është: më mirë një mandarinë me pesticide apo një ndeshje  pazari futbolli , plot me pesticide,  nga ato që helmojnë topin dhe shpirtin?

Ka bërë bujën e merituar ndeshja e Kupës, Skënderbeu-Dinamo në Kupë. Aktronin të gjithë në rolet negative,  futbollistë dhe trajnerë. Më të pafatët ishin futbollistët e rinj të Skënderbeut, që u futën në fushë, dhe kishin marrë  si mision të tridhnin  lojën si të  “parët” e klubit të tyre , prej të cilit Skënderbeu  po vuan akoma dënimin 10 vjeçar..

Kthehemi tek pyetja me spec: më mirë një mandarinë me pesticide apo një ndeshje e helmuar? Ka ndodhur një dialog, tamam këto ditë, që është si ilaç për të dy helmet. Takohen dy të njohur në rrugë, njëri ishte zyrtar i FSHF-së dhe tjetri zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë.

  • Do na helmoni fëmijët me ato mandarina me pesticide, që u kthyen mbapsht nga Kroacia dhe i kollufiti gjithë Shqipëria – tha punonjësi i FSHF-së .
  • Sa futboll të prishur ka ngrënë Shqipëria gjithë këto vite, vetëm ju mos u qani! Pale kjo ndeshja e fundit e Kupës së Shqipërisë,  Skënderbeu- Dinamo,  po ta çoje jashtë për eksport, as ta pranonin kurrë , por populli e përtypi  edhe këtë..”mandarinë”..-  i vuri kapakun burri i Bujqësisë.

 

Sfidanti.al