Nga dimri i butë i bregdetit turk, Rubin u kthye në temperaturën -5 gradë celsius në Kazan, ndërsa Mirlind Dakun e shokët e tij e pret temperatura -10 në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni. Gjithsesi, trajneri Rahimov nuk është edhe aq I shqetësuar për dimrin e ftohtë në Federatën Ruse, sesa për fatin e yllit kryesor të ekipit të tij. Siç njoftojnë mediat nga ai vend, Rahimov nuk është I qetë nga fakti që Daku nuk ka rinovuar kontratën dhe që mund të largohet pa pagesë në fund të sezonit. Sipas teknikut nga Taxhikistani, e rëndësishme është që sulmuesi kuqezi të qëndrojë, por edhe më shumë që klubi të fitojë diçka nga transferimi I tij I mundshëm. Ai thekson se është shumë humbur shumë kohë dhe nuk është arritur asgjë, ndonëse bisedimet kanë nisur që verën e kaluar.
Theksojmë se gjatë janarit, Rubin kërkoi mbi 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa nëse u besojmë lajmeve, Lokomotiva e Moskës ishte gati të jepte 6 deri në 7 milionë. Po ashtu, burime pranë futbollistit kanë pohuar se Daku nuk e deshi një transferim brenda Premier Ligës ruse sepse dëshiron të provojë vetën në një nga pesë ligat kryesore të Europës. Kjo sagë e shqiptarit u bë edhe objekt humori në Rusi. Komentatori i njohur në vend, Genadi Orlov, e krahasoi kërkesën e 10 milionëve nga Rubini për Lokomotivën me një barcaletë të kohëve të Bashkimit Sovjetik, sipas së cilës një biznesmen hebre u kërkoi sovjetikëve 1 milionë dollarë që t’u ndërtonte komunizmin. Duke u kthyer tek futbolli, në Rusi rifilloi Premier Liga, dhe Daku synon të fitojë Këpucën e Artë, duke qenë për momentin I treti në këtë renditje.
sfidanti.al