“Jam i pari dhe i vetmi pilot me ngjyrë në këtë sport. Jam ndërtuar ndryshe. Kam kaluar shumë vështirësi gjatë rrugëtimit tim. Nuk mund të më krahasoni me asnjë 40-vjeçar tjetër pilot në historinë e Formulës 1”. Intervista e dhënë për “Time” ka qenë njëra prej më të bukurave të Ljuis Hamilton, i cili përgatitet për të debutuar me veturën e Ferrari-t. Britaniku pranon se koha nuk mund të ndalet edhe pse thotë se ai është një njeri që s’njeh moshë. “Kur vendosa që të kaloja te Ferrari kisha nevojë që të shkoja diku ku nuk do të ndihesha komod”, rrëfen anglezi.
sfidanti.al