“Fenomeni”: Nuk mendoj se Cristiano është më i miri!

“Kristiano Ronaldo ka bërë një karrierë fantastike, ka bërë gjëra të mrekullueshme në fushë. Ai madje arriti që të transformohej nga një sulmues krahu në një qendër sulmues. Dhe ky kalim nuk është aspak i lehtë më besoni. A është më i miri në historinë e futbolit? Nuk mendoj se është më i miri them se është mes dhjetë më të mirëve”. Ronaldo “Fenomeni” ka thënë të vetën mbi debatin se cili është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Ylli brazilian i futbollit në daljen më të fundit për mediet ka thënë se nuk i pëlqen që të konsiderohet mes më të mirëve pasi nuk i pëlqen të flasë për veten. “Nëse më pyesni për një renditje atëherë them se i pari është Pele më pas në vend të dytë mendoj se janë Maradona dhe Mesi. Ndërsa vendet e tjera i shkojnë lojtarëve si Ziko, Romario, Kristiano Ronaldo, Van Basten, Figo dhe Rivaldo”, tha dy herë kampioni i botës.

sfidanti.al