Rayo dhe Balliu vendosin për të ardhmen

Nuk ka më dyshime. Ivan Balliu ka gjetur gjuhën e përbashkët me Vallecanon dhe do të vijojë të kontribuojë për këtë ekip edhe në vijim. Balliu ka firmosur një marrëveshje, të vlefshme deri në vitin 2027. Mbrojtësi i Kombëtares ka luajtur 17 ndeshje në këtë sezon me Rayon. Më herët, ai është aktivizuar për Arouca, Almeria dhe Metz.

sfidanti.al