Derbi në kohën e migrimit…

Tirana do të jetë pritëse në derbin me Dinamon. Sfida do të luhet ditën e diel, me bardheblutë që ndaj bluve kanë një ndeshje shumë të rëndësishme. Takimi nis në orën 17:00, ndërsa është planifikuar që përsëri të zhvendoset në Elbasan. Këtë vit dy skuadrat kanë zhvilluar ndeshje me dy tablo. Ndonëse bardheblutë nuk kanë fituar asnjë nga dy sfidat, kanë dominuar në fushë. Si në përralla, derbi i dy skuadrave kryeqytetase merr sërish rrugët dhe ajo që tremb më shumë është se ky tashmë nuk është më një lajm…

sfidanti.al