Vllaznia, nëntë ndeshje pa humbje

Vllaznia po kalon një moment të shkëlqyer forme në këtë periudhë, ku në kampionat tashmë duket se ka siguruar “Final 4”, ku madje mban edhe vendin e dytë, ndërsa në Kupë ku janë në gjysmëfinale dhe gjithçka duket në rrugën e mbarë për ekipin e Brdariç. Skuadra është në luftë për të dy trofetë sezonalë, në një moment ku ka kaluar thuajse 70% e edicionit 2024-25. E në fakt këtë e vërtetojnë edhe 6 ndeshjet e fundit të zhvilluara mes kampionatit dhe Kupës. Ku 9 herë kampionët e Shqipërisë nuk njohin humbje, duke krijuar në njëfarë mënyre një vazhdimësi në rendimentin e tyre. Kështu që nga humbja e fundit në kampionat kundër Egnatias në shifrat 0-2, në datën 26.01.2025, kuqeblutë nuk kanë njour asnjë disfatë tjetër. Gjatë kësaj periudhe ata numërojnë dy barazime (0-0) dhe (3-3) në çerekfinalet e Kupës kundër Elbasanit ku u kualifikuan me penallti. E po ashtu dy barazime 0-0 ndaj Dinamos në kampionat, 1-1 në Shkodër përballë Elbasanit në javën e 26-të dhe dy suksese në kampionat, kundër Bylisit 3-0 dhe Teutës 1-3, shifra që tregojnë qartazi për formën e mirë të shkodranëve dhe ambiciet e tyre këtë sezon.

sfidanti.al