Pret sfidën me McGregor; Mayweather përgatitet të përurojë klubin e tij të striptizmit

Ndërsa pret që të miratohet përballja me Conor McGregor, Floyd Mayëeather mendon si të vrasë kohën. këtë e bën duke vënë baste për ndeshje të ndryshme apo duke vizutuar studiot kinematografike Universal. Por tani duket se po përgatitet për një tjetër eveniment, përurimin e klubit të tij të striptizmit. Lokali në pronësi të Mayweather quhet ‘Girl Collection’ dhe boksieri pretendon se është më tunduesi në Las Vegas gjë që e ka treguar nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale në muajin dhjetor ku shfaqeshin balerina ekzotike nga e gjithë bota. Por tani gjithcka është gati për premierën e madhe. Mayweather e bëri të ditur hapjen e klubit të tij të striptizmit në muajin korrik që do të ketë një sipërfaqe prej 6000 m2. Në të njëjtën kohë në këtë klub ka edhe dhoma për grupe, apo private dhe zona të rezervuara për persona të famshëm. Mayweather tashmë e ka siguruar liçencën që i duhej për të lejuar balerinat që të kërcejnë topless dhe për të shërbyer pije alkoolike. Vlen të theksohet se ky lokal më parë ka qenë kabare dhe se Mayweather duket se ka qenë dhe është një klient i rregullt i klubeve striptizë.

sfidanti.al