Cesk Fabregasi, gjatë këtij viti, ka një minutazh mjaft të vogël loje, pasi e tillë është strategjia e Antonio Kontes, kështu që, në fund të këtij sezoni, ka shumë mundësi që ky futbollist spanjoll të largohet nga “Stemford Brixhi”. Fabregasi dëshiron që të transferohet në ndonjë ekip, ku ai të mund të luajë sa më shumë kohë në fushë, pasi po afron Kupa e Botës-2018 dhe ky mesfushor synon që të zejë vendin e tij të “furia e kuqe” (Spanja).
Sipas mediumeve anglezë, ka shumë të ngjarë që Fabregasi të largohet nga Celsi, por jo nga Anglia, pasi për të po interesohen Junajtidi dhe Liverpuli. Gazeta “San” njofton se të dy ekipet në fjalë, tanimë, kanë hyrë në kontakt me menaxherin e Fabregasit dhe se janë gati që të ofrojnë 25 milionë sterlina për firmën e tij. Vendimtare në transferimin e tij eventual në “Old Traford” mund të jetë fjala e Zhoze Murinjos që e solli atë në “Stemford Brixh”.
Sfidanti.al