Nëse futbolistët e Partizanit do të krahasoheshin me zogj të vegjël, që po presin të mësojnë të fluturojnë, ç‘mund të themi për futbollistët e ekipeve të tjera. Trajneri serb i Partizanit, Veselinoviç ka befasuar edhe futbollistët e tij me deklaraten e pa takt, tamam sikur ka ardhur me misionin per ta shpetuar Partizanin te mos bjerw poshtw..
Sido që është kampionati ynë, të cilit mund t’i dhembë trupi kudo që ta prekësh, Partizani është ekipi që e mban gjallë prej vitesh pacientin ..futboll! Më e bukura është se kur erdhi në stolin e Partizanit, ky trajneri Veselinoviç, na tregoi me krenari se ishte i lumtur që kishte marrë një ekip që ka bërë histori. Pra, një ekip gjelash, jo zogj pulash siç thotë ai në këto momente, duke fyer jo vetwm futbollistët e tij. Siç ndodhi me kapitenin Cara , që u habit dhe reagoi me te drejtë me krahasimin fyes të trajnerit të tij..
Si vjen puna ! Edhe krahasimet dhe batutat në futbollin tonë , shpesh rrotullohen me pula që “kakarisin në kotec” apo me “gjela që s’dinë te kendojnë” apo me “zogj që nuk fluturojnë dot..”. E dini pse? Sepse kështu nderojmë botën e presidentit fuqiplotë te Superligës, që katapultoi nga bota e vezëve dhe e pulave ..mu ne zemer të lojës me top..
Sfidanti.al