Për Gianluigi Buffon duket se koha është ndalur. Portieri i Juvetusit tashmë në moshën 39 vjecare nuk ka ndërmend të lëshojë dhe po shfaqet në një formë të jashtë zakonshme. Kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Monacos në Ligën e Kampioneve, sfidë që ishte e 100 për të në evenimentin më të rëndësishëm evropian për klube. Me pritjet ndaj Mbappe apo Falcaos, italiani tregoi edhe njëherë pse është ende portieri më i mirë në botë. Në këtë sezon ai ka rezultuar një mur i pakalueshëm edhe për skuadrat më të forta si Barcelona duke lënë që skuadra e tij të pësojë vetëm 2 gola në 11 ndeshje të luajtura. Të vetmet sfida ku Buffon u pa të mposhtej ishin ato me Lyonin dhe Sevillan. Duke parë këtë formë të Buffon nuk janë të paktë tifozët që nëpërmjet internetit të nisin një fushatë për dhënien e Topit të Artë të këtij viti.
sfidanti.al