Një vendosje e gabuar e makinës dhe ndëshkimi nuk vonoi. David Silva provoi (ndoshta nuk e kishte për herë të parë) rreptësinë e policisë britanike, e cila e gjobiti për shkak të parkimit të gabuar. Nuk ishte fundi i botës natyrisht, sidomos për një njeri që fiton aq shumë saqë nuk është në gjendje t’i numërojë paratë e veta, por gjithsesi ka diçka të bukur kur policia nuk fal as të famshmit. Në të kundërt, Oto Rehagelit i thanë në Greqi që mund të ecte me makinë në korsinë e dedikuar për autobusët dhe nuk do të gjobitej.
David Silva do të duhet ta paguajë gjobën për makinën e tij Porshe, por ndërkaq po paguan edhe një tjetër “gjobë”, atë të mungesës në fushë për Mançester Sitin për shkak se është i dëmtuar.
Sfidanti.al