E pabesueshme ne Brazil; Fubollisti arrestohet gjatë ndeshjes për pengmarrje

Në Brazil ndodh e pabesueshmja. Futbollisti i klubit të Sapucaiense, Marlon Natanael de Lima Alexandre është vënë në pranga gjatë zhvillimit të ndeshjes kundër Farroupilha e vlefshme për turneun Rio Grande do Sul. Sipas policisë së Porto Allegre, 21 vjecari që ndodhej në stol në momentin e arrestimit, akuzohet për rrëmbim personi dhe për përdorim të kartave të kreditit që i përkisnin pengut në një qendër tregtare. Arrestimi ndodhi në mënyrë të qetë dhe klubi ku aktivizohet ky futbollisti bashkëpunoi me forcat e rendit. Mësohet se policia arrestoi edhe 6 persona të tjerë për pengmarrje. Nuk është hera e parë që Marlon përfshihet në probleme me policinë. Vitin e kaluar ai u vu në pranga pasi u gjet teksa drejtonte një automjet të vjedhur.

sfidanti.al