“Socca World Cup 2024”, Kombëtarja mbyll rrugëtimin

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit mbylli rrugëtimin në Kampionatin Botëror “Socca World Cup 2024”. Kuqezinjtë u eliminuan në çerekfinale nga Omani, pasi u mundën me rezultatin 2-1. Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë dhe kuqezinjtë krijuan shumë raste për gol që në minutat e para. Kombëtarja e minifutbollit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të me Mariglen Ademin. Kaq mjaftoi për pjesën e parë, e cila u mbyll 1-0 për Shqipërinë. Në fraksionin e dytë, Omani barazoi rezultatin në minutën e 31-të me Al Asimin, ndërsa në fundin e takimit shënoi golin e dytë me Al Juwaidin. Mbyllet këtu ky rrugëtim i Shqipërisë në Kampionatin Botëror “Socca World Cup 2024”. Shqipëria regjistroi një arritje historike, pasi për herë të parë u kualifikua mes tetë kombëtareve më të mira të botës.

sfidanti.al