Nga “ferra e vogël doli lepuri i madh” ! Kjo ndeshja Skënderbeu – Dinamo , e dini si e luajtën pjesën e parë, tamam sikur donin t’i jepnin një leksion morali Kombëtares sonë, asaj që preku fundin e detit në pjesën e parë.. aq e vdekur me Ukrahinën. Kjo ndeshja e “ferrës së vogël” kishte ritëm që nuk të vinte në gjumë, kishte raste që të shponin dhe 4 gola që i shkonin për shtat ngjarjeve të fushës..
Skënderbeu- Dinamo ishte një lloj Haleluja , po të kujtosh se menynë e futbollit e kemi plot me turli emra, por pjatën e lojës e kemi bosh ! E dini sa vlen Skënderbeu-Dinamo? Një shenjë jete, sa futbolli i vogël i jep leksion futbollit të madh, kur futbolli që shet bileta të shtrenjta krekoset me himne dhe me flamuj,(pale kur thonë se është gjëja më e rëndësishme që kemi), duket liliput dhe i rrejshëm, para futbollit te kampnatit që nuk shet dot bileta, por luan per ekzistencë, per të mbajtur veten në këmbë…ndofta edhe me frymën e fundit !
Sfidanti.al