Humbja e Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e fundit të Nations League kundër Ukrainës është mbyllja më e shëmbtuar që mund t’i bëhet një cikli të suksesshëm që dashje apo pa dashje mbuloi çdo mëkat e krim që po i bëhet futbollit në vend. Kush ka guxuar të kritikojë krizen e thellë të futbollit në vendin tonë, është atakuar e sulmuar duke përdorur fanellën kuqezi për t’i mbyllur gojën.
Në një kohë që futbolli në vend është asfiksuar me formula e marifete nga më të ndryshmet, Kombëtarja pati “fajin” e eklipsimit të të gjitha problematikave me të cilat tashmë do të familjarizohemi pak më shumë. Ata që zgjohen nga gjumi i Kombëtares do të përballen me një realitet të hidhur. Sylvinho do të jetë shënjestra e preferuar, viktima e radhes, ndërsa FSHF dhe “arkitekti i saj”, do të mbeten po aty, stoik për të vijuar “reformat” që do të na dërgojnë direkt e në SHBA apo Meksikë. Në fund të fundit, ëndrrat me botëror nuk kushtojnë, mjafton t’i shikojmë kur na i rekomandon FSHF-ja që tashmë duhet të shpikë një Kombëtare të re për të mbuluar dështimet e 2 viteve të fundit.
Nga Pirro Bardhyli