Pogba i jep lamtumirën Juventusit

Paul Pogba ka reaguar pas zyrtarizimit të ‘divorcit’ me Juventusin, Francezi, i cili u dënua përfundimisht me 12 muaj pezullim dhe mund të luajë që nga marsi i ardhshëm, ka dashur të përshëndesë veçanërisht tifozët e “Zonjës së Vjetër”.

“Koha ime tek Juventus ka marrë fund. Ishte një privilegj të vishja fanellën e bardhezinjve dhe të ndanim kaq shumë momente të veçanta së bashku. I çmoj kujtimet që krijuam. Ato ende jetojnë. Edhe në momentet më të vështira të vitit të kaluar, mbështetja juaj ka qenë vendimtare dhe dua të falënderoj tifozët e Juventusit në mbarë botën për mbështetjen e tyre. Ka qenë një kënaqësi që kam përjetuar kaq shumë momente të shkëlqyera me shokët e mi gjatë viteve dhe u uroj atyre çdo sukses në të ardhmen. Po pres me padurim për të filluar kapitullin tjetër të karrierës sime dhe të futem në fushë me klubin tim të ardhshëm”.

sfidanti.al