Euro 2025, Shqipëria humb thellë përballë Izraelit

Shqipëria U-19 luajti sot ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për kualifikueseve e Kampionatit Europian 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj zbritën në stadiumin “Elbasan Arena” ku dhe u mundën me shifrat e thella 6-0. Ekipi mik shënoi falë Zoabi (4′), Hazan (18′, 55′), Khalaili (28′), Oli (52′) dhe Magor (75′) ndërsa formacioni i Ahmatajt nuk arriti që të dilte në asnjë moment në lojën e vet. Pas 90’ të para Grupi 11 udhëhiqet nga Izraeli dhe Danimarka me tri pikë secila ndërsa Irlanda e Veriut dhe Shqipëria renditen respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.

sfidanti.al