Mbas një lufte të fortë në gjysmëfinalen e parë të turneut të Shtutgarit, tenistja franceze, Kristina Mlladenoviç, e prishi “come back-un” (kthimin) e Maria Sharapovës, duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 2-1 (3-6, 7-5, 6-4). Në fakt, setin e parë e dominoi tenistja ruse, por, më pas, loja u kthye dhe tenistja franceze arriti që ta fitojë të gjithë ndeshjen, duke e befasuar Sharapovën që synonte të arrinte, të paktën, deri në finale të turneut të Shtutgartit. Në gjysmëfinalen tjetër, përballë janë rumunia Simona Halep dhe gjermania Lura Sigmund.
Sfidanti. Al