“Drejtësi për Vini”, “E meritonte Vinicius”, “Vinicius u grabit”. Në orët e fundit llogaritë zyrtare të Topit të Artë janë sulmuar nga postime të këtij toni nga tifozët e sulmuesit të Real Madridit, i cili deri në mëngjes dukej se ishte fituesi i çmimit prestigjioz, por që do të shkojë, me shumë gjasa, te Mesfushori i Manchester City, Rodri.
Një valë e vërtetë indinjate ndaj organizatorëve dhe atyre që votuan për këtë trofe, që është në rrugën për t’u bërë më i diskutuari dhe më i kritikuari në histori. Edhe më shumë se suksesi i Leo Messit në vitin 2010, kur shumë etiketuan Andres Iniesta dhe Wesley Sneijder si fitues të Topit të Artë.
sfidanti.al