Minutat e fundit të ndeshjes Elbasani –Skenderbeu i ngjasonin një ndeshje boksi. Të dy ekipet donin ta hidhnin nokaut kundërshtarin duke sulmuar pa e kthyer kokën prapa nga porta e tyre. Një herë sulmonte Elbasani dhe mrekullisht e shpëtonte portën portieri Alia, një herë sulmonin korçarët me stilin e tyre ..sikur të hynin në bahçe per te vjedhur. Pikërisht në momentet e fundit, madje në minutat shtesë, ka ndodhur..”magjia e zezë’ e kësaj ndeshjeje te luftuar.
Arbitri Maleta ka “shkaktuar” penallti, duke penguar dhe hedhur ne përtokë sulmuesin e Elbasanit, mu brenda zonës së 16-es. Sulmuesi ishte gati të zotëronte topin dhe të shpallej rrezik per gol, por “mbrojtësi me bilbil” nuk e fali atë…
Sulmuesi i shtrirë, pyeti duke hapur duart : po tani.. çfarë është? Arbitri gjestikuloi duke u thënë futbollisteve : vazhdoni, vazhdoni lojën ! Sikur donte te thoshte..vetem unë jam i falur !Në atë momente, lipsej një arbitër tjetër që të dënonte kolegun e tij, që u kap me “presh në duar” në një pozicion krejt të gabuar…
Sfidanti.al