Ancelotti shkruan historinë; I pari trajner që fiton 4 nga 5 ligat më të rëndësishme në Evropë
Carlo Ancelotti hyn në legjendën e futbollit. Pas një viti pushim, trajneri Italian u rikthye te trofetë dhe këtë e bëri me Bayernin e Mynihut duke fituar titullin kampion në Gjermani. Bayerni shkatërroi Wolfsburgun në sfidën e së shtunës 6-0 duke siguruara titullin e Bundesligës për të 5 herë radhazi. Ancelotti me këtë sukses u bë I pari trajner që fiton titullin kampion në 4 nga 5 kampionatet më të rëndësishëm në Evropë; Serie A, Premier League, Ligue 1 dhe Bundesliga. Por te Reali i Madridi ku ai nuk mundi të fitojë dot La Ligën, askush nuk do ta harrojë fitoren e titullit të 10 të Champions League. Duke qëndruar te Liga e Kampioneve, Ancelotti ka mundura ta fitojë këtë trofe 3 herë me 2 klube të ndryshëm; në 2003 dhe 2007 me Milanin dhe në 2014 me Realin e Madridit. Së fundmi u eliminua në cerekfinale nga Reali i Madridit dhe…arbitri Kassai. Në total, titulli i së shtunës është i 19 i fituar nga Ancelotti në karrierë duke vendosur emrin në listën e 10 trajnerëve që kanë më shumë trofe. Një listë që kryesohet nga legjendari Ferguson i ndjekur nga Lobanovsky dhe Guardiola pa harruar këtu edhe Lippin e Mourinhon.
Sfidanti.al