Ditlindja e presidentit dhe ëndërrat në formë dhurate..

Një ditë më parë në FSHF paskan  plasur urimet! Nuk ka qënë dita kur lindi futbolli, as dita kur u bë goli i parë,  por dita  kur lindi presidenti i tyre. Dhe nuk është rastësi që kjo ditë bartet nga tetori, për të cilin thuhet se është muaji i parazgjedhur.. për të lindur udhëheqësit..

Urime nga më të thekurat  nga mbi 100 punonjës të zyrave të futbollit, me synimin për të thyer rekordin  që mbahet nga një koleg i tyre, kur, disa vite me pare,  nga zemra i doli : “ Të na rrojë presidenti edhe më shumë se futbolli..”

Këtë radhë, ashtu siç ndërron edhe skema  e kampionatit,  në finalen e madhe  nuk dolën urimet pikante  , por ..ëndërra – dhuratë për shefin. Njëri i kishte thënë se e kishte parë në ëndërr sikur kishte fituar fronin në UEFA dhe ishte Ceferin që i lëpihej nga pas. Kurse tjetri kishte shkuar larg, 10 hapa më tej, i kishte “dhuruar një ëndërr” magjike : sikur presidenti Duka ishte bërë i pari i politikës dhe nga pas e ndiqte Rama…

Sfidanti.al