Një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe ndalim për shitjen e biletave për ndeshjen e radhës të Champions League, më 6 nëntor në Beograd. Ky është sanksioni i vendosur nga UEFA ndaj gjigantëve spanjollë, Barcelona, për një pankartë të shfaqur nga tifozët e saj në Monako, në debutimin e tyre në Champions League. ‘Flick Heil’ shkruhej në pankartën e ekspozuar nga tifozët blaugrana, me një referencë të qartë grafike për nazistin Sieg Heil. Pankarta i ishte raportuar drejtuesve të klubit Barcelona nga delegati i UEFA-s i pranishëm në Principatë. Zyrtarët blaugrana shpejtuan ta hiqnin menjëherë pankartën e inkriminuar nga sektori i miqve, por nuk mjaftoi. Kjo, pavarësisht se Elena Fort, nënkryetare e klubit me përgjegjësi për çështjet institucionale, postoi në Tëitter indinjatën e saj me shumë forcë.
Sot erdhi vendimi penalizues nga UEFA. Ndër të tjera, duhet patur parasysh se Barcelona është një shkelës i përsëritur në këtë aspekt. Në pranverë dy tifozë culé u raportuan dhe u denoncuan se kishin kryer përshëndetje naziste në Parc des Princes. Klubi katalanas i ka pezulluar, por me sa duket në mesin e tifozëve që udhëtojnë në Evropë, mbetet një pakicë naziste që nuk humbet asnjë rast për të demonstruar ideologjinë e tyre të mbrapshtë.
sfidanti.al